Telegrafi

Edukatoret e një çerdhe në Arizonë filmohen duke luajtur me lodra seksi në prezencë të fëmijëve, pamjet publikohen në internet (Video)

Dy edukatore që punonin në çerdhen “Superkids Daycare Center” në qytetin Chandler në Arizonë, kanë shokuar opinionin amerikan me një video të publikuar në internet.

Gabriella Del Carmen Garcia 25-vjeç, luante me lodra seksi në prezencë të fëmijëve për të cilët kujdesej, derisa kolegia e saj më e re Fatina Sawyer 24-vjeç e kishte filmuar këtë moment dhe më pas e kishte postuar në Snapchat, transmeton Telegrafi.

Në një moment lodra e seksit ka përfunduar në duart e një vogëlushi që nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë. Pas videos së shpërndarë në internet, Garcia është dorëzuar në polici, kurse Sawyer është arrestuar.

Lidhur me këtë incident është prononcuar edhe menaxhmenti i çerdhes: “Dy mësuese të çerdhes tonë janë sjellë në mënyrë të pahijshme dhe për këtë u është prishur kontrata e punës dhe tani janë në duart e policisë”. /Telegrafi/