Telegrafi

Edukatoren tajvaneze e zë gjumi mbi foshnjën 11-muajshe, e ngufat për vdekje (Video, +18)

Një kujdestare e fëmijëve ka ngufatur për vdekje një foshnje, në momentin që e kishte zënë gjumi dhe kishte rënë mbi të në një çerdhe në Tajvan.

Kamerat e sigurisë shfaqin edukatoren e identifikuar si Liao, duke qëndruar e shtrirë mbi djalin e vogël në një çerdhe në Taipei, transmeton Telegrafi.

Në video shihet 40-vjeçarja Liao, duke qëndruar mbi djalin 11-muajsh të identifikuar si Lee. E autoritet e vendit kanë arrestuar Liao nën akuzën për vrasje, por ajo pretendon se kishte menduar se vogëlushi kishte fjetur pasi që nuk lëvizte.

Por, vogëlushin që lëvizi për disa momente derisa nuk ndërroi jetë nga ngufatja e gjeti kuzhinierja e çerdhes, 61-vjeçarja Wu e cila u mundua ta zgjoj.

Sipas gjykatës së Tajvanit, Liao është dënuar nën akuzat për vrasje, por më pas ishte liruar pasi pagoi dënimin prej 30 mijë dollarë tajvanez (745 funte). /Telegrafi/