Telegrafi

“Edukata Qytetare” për klasën e VI-të dhe qytetet: Gjilanë, Ferizajë, Istogë, Deqanë, Kaqanikë…

Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, ka publikuar në rrjetin social Facebook një fotografi ku shihet një hartë e Kosovës në librin “Edukata Qytetare” për klasën e VI-të, në të cilën janë të shkruar gabimisht shumë nga emrat e komunave të Kosovës.

“Se në ç’gjendje është shkolla shqipe, dëshmon kjo hartë me emrat e komunave të Kosovës.

Gjilanë, Ferizajë, Istogë, Deqanë, Kaqanikë…. Mozomakeq. Libri është i financuar nga taksat tona, pra.

Me siguri ka nxënës të cilët janë ndëshkuar pse i kanë shkruar gabimisht emrat e qyteteve. Po për librin?”, ka shkruar ai. /Telegrafi/