Telegrafi

Eduardo vulos rikthimin e Arsenalit

Vendasit befasuan favoritët anglezë duke shënuar dy gola të shpejtë, për të kaluar në avantazh të dyfishtë pas vetëm pesë minutash lojë.

Golin e parë për belgët e shënoi mesfushori Eliaquim Mangala që në minutën e dytë të lojës, ndërsa pas tre minutash tjera rezultatin e dyfishoi sulmuesi Milan Jovanovic. Topçinjtë arritën të ngushtojnë në 2-1 anë të Nicklas Bendtner në çastet e fundit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë në përgjithësi u takoi mysafirëve. Përforcimi i verës, belgu Thomas Vermaelen barazoi rezultatin në minutën e 77-të, tre minuta para se Eduardo da Silva të shënojë golin e fitores për Arsenalin (81’).

Në takimin tjetër të grupit H, grekët e Olimpiakos po ashtu kanë shënuar fitore minimale si nikoqir i holandezëve të AZ Alkmaar. Golin e vetëm të takimit e shënoi Vasilis Torosidis.