Ish-deputeti i PD-së, Eduard Selami, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Në një postim në Twitter, Selami shkruan se “Basha nuk mund t’i afroje PD fitoren ndaj ‘ligjeron” pengmarrjen me statut’, shkruan Telegrafi.
Basha nuk mund t’i afroje PD fitoren ndaj “ligjeron” pengmarrjen me statut.
— Eduard Selami (@SelamiEduard) April 14, 2018
Selami kandidoi për Kryetar të PD-së përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet e korrikut të vitit të kaluar.
Në platformën që paraqiti në kandidim, Eduard Selami, kërkoi futjen në statut të largimit të Kryetarit në rast të humbjes në zgjedhjet e përgjithshme, si një traditë demokratike e partive të djathta evropiane. /Telegrafi/