Edouard Mendy është duke shkëlqyer që kur iu bashkua Chelseat para edicionit të kaluar.
Portieri senegalez u bashkua me The Blues nga Reims në verën e vitit 2020 për 24 milionë euro.
Petr Cech kishte ndikuar në transferimin e tij, pasi e kishte vlerësuar lartë për cilësitë që posedon.
Legjenda e Chelseat deri më tani duket se nuk ka gabuar me përzgjedhjen e tij, së paku kështu flasin statistikat për Mendyn.
Gardiani për një vit e gjysmë sa është pjesë e klubit nga Londra, arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe çmimin si portieri i vitit nga UEFA.
Në 60 ndeshje që është paraqitur Chelsean, ai ka mbajtur portën e paprekur 36 herë dhe ka pranuar vetëm 34 gola.
Në këtë fillim sezon, kur kanë kaluar katër xhiron në Ligën Premier, 29-vjeçarin ka pranuar vetëm një gol, dhe ajo ndodhi në takimin ndaj Liverpoolit, kur Mohamed Salah i shënoi nga penalltia.
A mund të konsiderohet Mendy si portieri më i mirë aktual në botë? /Telegrafi/
🦁 Edouard Mendy since joining Chelsea for club and country:
🧤 60 games
❌ 36 clean sheets
⚽️ 34 goals conceded🏆 Champions League
🏆 Super Cup
🏆 UEFA Goalkeeper of the yearMr Clean Sheet. pic.twitter.com/t5AqEU0HJH
— Sporting Index (@sportingindex) September 13, 2021