Site icon Telegrafi

Edonit Xhelili, 14 vjeçari me talent të veçantë për dizajn grafik

Se fusha e fusha e teknologjisë së informacionit në Kosovë ka një të ardhme të mirë e dëshmon edhe rasti i Edonit Xhelilit.

Ai është vetëm 14 vjeç, por me talent e synime të mëdha.

Shumica e moshatarëve të tij, kohën mbas shkollës e kalojnë duke lozur me shoqëri, por Edonit Xhelili mundohet që të shpenzojë atë kohë që të mësojë më shumë rreth pasionit të tij.

Është dizajni grafik ai i cili e tërheq vëmendjen e Edonitit, i cili dita ditës vetëm që forcohet në këtë fushë.

Ai ka thënë se dizajnin grafik e ka nisur para 2 vite, dhe që atëherë vazhdimisht sjellë gjëra të reja.

“Me dizajn kam filkuar nga mosha 12 vjeçare. Në fillim kam filluar të bëj dizajnë për veten pastaj kam filluar edhe për artistë shqiptarë. Edhe ata më kanë përkrahur dhe kam vazhduar. Pas kohës zakonisht shfrytëzojë kohën për dizajnë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Edonit Xhelili.

Edhe pse ende nuk është koha për studime, dhe Edoniti e ka mësuar vet dizajnin, ai mund të krijoj pothuajse çfarëdo figure që dëshiron.

“Dazajnin kryesisht e kam mësuar vet. Kam pasur ndihmën edhe të dizajnerëve tjerë. Një punim me programin Audodesk me merr 3-4 orë”, deklaroi më tej talenti 14 vjeçar.

Duke filluar nga artistët e njohur, e deri tek ngjarjet e rëndësishme , sikurse tërmeti në Shqipëri, gjendet nëpër punimet e Edonitit.

Ai ka thënë se kështu mund të ruaj çdo gjë në kujtesën e tij.

Edhe pse është fillimi, Edonit Xhelili ka thënë se do të vazhdojë pasionin e tij, dhe shpreson që një ditë të bëhet një dizajner grafik shumë i njohur./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version