Telegrafi

Edona Vatoci tërhiqet nga Festivali i RTSh-së

Ajo ka njoftuar se kjo këngë së shpejti do të vjen edhe me videoklip, shkruan KultPlus.
Pas përjashtimit nga gara zyrtare në Festivalin e RTSH-së të këngëatres kosovare Edona Vatoci e cila kishte konkurruar me këngën “Mirëmëngjes”, kjo e fundit ka bërë të ditur se shumë shpejt kjo këngë do të prezantohet për publikun, shkruan KultPlus.

Ajo ka njoftuar se kjo këngë së shpejti do të vjen edhe me videoklip. Kënga “Mirëmëngjes”, është përjashtuar nga gara, pasi që, sipas rregullave zyrtare të festivalit kjo këngë nuk është dashur të publikohet, ndërkaq, e konfirmuar edhe nga vetë Edona, kënga është kënduar jo zyrtarisht shumë më herët në një emsion, dhe në një verzion shumë më ndryshe se sa tashti./KultPlus.com