Edona Llalloshi njihet si këngëtare që gjatë karrierës i ka krijuar disa hite të pavdekshme.
Në mesin e tyre padyshim që është edhe kënga “Simpatia” që vazhdon të pëlqehet edhe sot e kësaj dite nga fansat e këngëtares.
Për ta shënuar 20 vjetorin e lansimit të këtij hiti të madh, Edona e ka publikuar një version remiks të kësaj kënge.
Hiti “Simpatia” u publikua në vitin 1997 dhe ishte një bashkëpunim i Edonës me Memli Krasniqin, asokohe anëtar i rep-grupit “Ritmi i rrugës”.
https://youtu.be/mHg0m38sQsQ
“Të dashur miq, dua të ndaj me ju këtë projekt, i cili u realizua ne vitin 1997, por në 2017 desha t’jua sjell me Remix Mega Hitin e të gjitha kohërave, ‘Simpatia’. Këngë, e cila shoqëroi rininë shqiptare kudo që ishin në kohërat më të vështira”, shkruan në postimin e këngëtares në Facebook. /Telegrafi/