Telegrafi

Edona Reshitaj publikon një tjetër video të ëmbël me familjen duke interpretuar hitin e Sting “Englishman In New York”

Edona Reshitaj (Foto: Instagram)

Aktorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Reshitaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit imazhe dhe video të ndryshme, ndërsa nuk mungojnë interpretimet e këngëve të ndryshme nga ana e saj.

Por, ajo ditën e sotme (e diel) ka publikuar një tjetër video të këndshme së bashku me djalin e saj, Dukën.

Kësaj radhe së bashku me djalin dhe partnerin e saj, Besart Sllamnikun, kanë interpretuar hitin e Sting “Englishman in New York”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Edona Reshitaj

“Englishman in New York. Dukë me një tjetër superperformancë, të një superhiti nga Sting, artistit shumë të pëlqyer nga komplet familja jonë. Hunda e bllokuar për mësysh”, ka shkruar ajo.

Performanca e tyre mori vëmendje të madhe dhe ka filluar të shpërndahet gjithandej, përkundër se është në një moshë të re.

Ky njëherësh është interpretimi i dytë i familjes Sllamniku, pasi javë më parë kënduan “Hit The Road Jack” të Ray Charles. /Telegrafi/