Telegrafi

Edona Reshitaj dhe Besart Sllamniku sjellin një version të ri të këngës “St. James Infirmary”

Edona Reshitaj dhe Besart Sllamniku (Foto: YouTube)

Përveç si aktore, Edona Reshitaj shquhet për vokalin e saj të veçantë.

Ajo së fundmi së bashku me aktorin e njohur njëherësh bashkëshortin e saj, Besart Sllamnikun, kanë sjell një version më ndryshe të këngës “St. James Infirmary” të Cab Calloway, e cila u konsiderua si hit i viteve të ’20.

E njëjta ka ndarë një postim në rrjetin social, Facebook, përmes të cilit tregon se kanë lansuar një version të ri të këtij hiti.

“St. James Infirmary. Kthehemi prapa në vitet e 20-ta, në kohërat e arta të muzikës… dhe pjesa më e bukur ‘He will search this wide world over. But he’ll never find a sweet girl like me’”, ka shkruar ajo referuar pjesës së saj të preferuar në tekstin e këngës.

Aktorja gjithashtu ka inkurajuar fansat të ndjekin kanalin e tyre për të parë më shumë video nga puna e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Edona Reshitaj

Pos teatrit, Edona është mjaft aktive edhe në skenën muzikore dhe kohëve të fundit vazhdimisht ka publikuar postime të performancave të saj të ndryshme.

/Telegrafi/