Telegrafi

Edona publikon fotografi të reja të dasmës me futbollistin Mërgim Berisha

Javë më parë, futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha i dha fund beqarisë me partneren e tij Edonën.

Për të kurorëzuar dashurinë e tyre, çifti bënë një dasmë të madhe, në një event gjigant me plot të ftuar, event nga i cili sollën video dhe fotografi.

Tani, Edona ka publikuar disa fotografi të reja nga dasma e tyre, të cilat nuk janë parë më herët.

Foto: Mërgim dhe Edona Berisha / Instagram

Përmes një postimi, ajo publikoi një fotografi ku pozonte në fotografi me bashkëshortin e saj futbollist dhe i buzëqeshnin njëri-tjetrit.

“Përgjithmonë”, shkroi Edona në postimin e saj.

Foto: Mërgim dhe Edona Berisha / Instagram

Lidhja e tyre u komentua shumë edhe për faktin se futbollisti Berisha kishte qenë në një lidhje tejet të diskutuar me Vesa Vllasaliun.

E njëjta madje në disa intervista të shumta kishte folur për relacionin e saj me Mërgimin dhe për ndarjen shumë të diskutuar.

Foto: Mërgimi dhe Vesa

Vesa në një pikë deklaroi se vajza me të cilën tani është martuar futbollisti kishte qenë shoqja e saj e ngushtë. /Telegrafi/