Edona Llalloshi në javën e kaluar festoi ditëlindjen e 38-të me ç’rast mori shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët e fansat, por natyrisht se urimet më të bukura i mori nga anëtarët e familjes.
Ndërsa tani, këngëtarja ka vendosur që të prezantojë pjesëtarët e familjes së saj, prindërit, motrat dhe vëllanë.
Me anë të një fotografie të publikuar në Instagram, Edona ka lënë të kuptohet se ajo e ruan fuqishëm lidhjen me familjen e saj.
“Familja ime, ju dua”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërsa në përshkrimin pranë imazhit të postuar, këngëtarja ka shkruar: “Babi-Mami-Fjolla-Edona-Aida-Miloti-Genta. Familja… aty ku jeta fillon dhe dashuria kurrë s’mbaron”. /Telegrafi/