Telegrafi

Edona Llalloshi takohet me Milot Rashicën: Faleminderit që na bëni kaq shumë krenarë

Djemtë e përfaqësueses së Kosovës mbrëmë (e hënë), na bën krenarë të gjithëve me paraqitjen e tyre të mrekullueshme ndaj Malit të Zi.

Ata triumfuan në stadiumin “Fadil Vokrrri, ndërsa kanë arritur të mposhtin Malin e Zi me rezultat 2-0.

Duket se mbrëmjen e djeshme ndeshjen nga afër e ndoqi edhe këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Edona Llalloshi, e cila ka ndarë së fundmi një imazh në rrjetet sociale.

Edona Llalloshi takohet me Milot Rashicën (Foto: Instagram)

Bëhet fjalë për një fotografi kur pozon përkrah futbollistit Milot Rashica dhe thotë fjalë të mëdha për performancën e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Edona Llalloshi

“Faleminderit që na jepni kaq shumë emocione dhe po na bëni kaq shumë krenarë”, është mbishkrimi që ia ka vënë këtij imazhi.

Ndër tjerash, këngëtarja Llalloshi vazhdon të jetë tejet aktive dhe e angazhuar me projekte muzikore, teksa nuk mungon edhe në ahengje të ndryshme familjare.

Kënga e fundit e publikuar me klip nga ajo mban titullin “U bo çka u bo” dhe në kanalin YouTube ka arritur shifrën e një milion klikimeve. /Telegrafi/