Edona Llalloshi ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Kështu së paku ka bërë të ditur këngëtarja përmes rrjeteve sociale.
Ajo ka treguar se është duke bashkëpunuar me Florent Boshnjakun dhe Arsim Bunjakun, transmeton Telegrafi.
“Gjithë ”super hite” një super këngë për 2017, 2018, 2019…….Me Florent Boshnjakun dhe Arsim Bunjakun”, ka shkruar Edona në Facebook.
Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar se këtë vit do të sjell edhe këngë të tjera. /Telegrafi/