Telegrafi

Edona Llalloshi, Gili dhe Violetë Kukaj së bashku në të bardha për xhirimet e fundvitit

Foto: Edona Llalloshi/Instagram

Tashmë kanë filluar xhirimet e programeve për festat e fundvitit.

Shumë prej këngëtarëve vendorë janë gjithnjë të gatshëm për të qenë pjesë e këtyre programeve, për t’i argëtuar fansat e tyre për fundvit.

Xhirimet për festat e fundvitit shpesh i bëjnë bashkë kolegët, të cilët mund të ndodh edhe që s’janë parë prej kohësh.

Këngëtarja Edona Llalloshi, duket se do të jetë pjesë e një numri special për fundvit bashkë me dy koleget e saj, Gili dhe Violetë Kukaj-Retkoceri.

Ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet krah dy këngëtareve të njohura, teksa ishin veshur të treja njësoj.

Fustani i bardhë i qëndisur në disa pjesë me fije ari, i bënte të dukeshin për mrekulli tri këngëtaret e njohura të skenës.

Mbetet të shihet se çfarë kanë rezervuar ato për fansat e tyre këtë fundvit. /Telegrafi/