Telegrafi

Edona Llalloshi dorëzon tek ministri Quni dhuratën e veçantë që mori në 2002 nga presidenti Rugova

Edona Llalloshi dhe Anton Quni (Foto: Instagram)

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Edona Llalloshi, po vazhdon të jetë akoma në vëmendjen e të gjithëve në sajë të karrierës së bujshme profesionale.

Duke qenë aktive në muzikë për më shumë se dy dekada, ajo para 18 vitesh e ka pranuar një dhuratë të veçantë, e cila për të ka qenë e çmuar andaj e quan edhe ‘dhuratë të zemrës’.

Ndërsa tani artistja shqiptare ka vendosur që dhuratën të cilën ia ka dhënë presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova në vitin 2002, t’ia dorëzojë në shenjë respekti, ministrit Anton Quni.

“Gjatë karierës sime shumë vjeçare kam marrë çmime, mirënjohje,dhurata…por më e veçanta dhuratë e zemrës ishte kjo që Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova ma dhuroj në vitin 2002”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Edona Llalloshi

“Sot, këtë dhuratë në shenjë respekti ndaj tij dhe institucionit të cilin e udhëheqë, ia dhurova Ministrit të Mbrojtjes Z.Anton Quni. Të priftë e mbara Ministër 138 herë”, ka thënë Llalloshi teksa ka vizituar dhe ka uruar Qunin për detyrën e re.

Edona përndryshe edhe në ditët e sotme është shumë e pëlqyer nga publiku dhe shumë e angazhuar me projekte e koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/