Telegrafi

Edona Llalloshi dhe Nuri shijojnë freskinë e mëngjesit (Foto)

Këngëtarja Edona Llalloshi këtë vit është bërë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë djalin e saj, të cilin e ka pagëzuar me emrin Nuri.

Angazhimi i saj si nënë, është arsyeja që Edona ka qenë më pak produktive këtë verë dhe jo shumë e pranishme në koncerte.

Lexo po ashtu Të famshmit shqiptar që u martuan më shumë se një herë (Foto)

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram një fotografi, ku shihet bashkë me djalin e saj Nurin, duke shijuar atmosferën e freskët të mëngjesit.

“Mirëmëngjesi miq”, janë fjalët e këngëtares dedikuar gjithë ndjekësve të saj. /Telegrafi/