Telegrafi

Edona James kërcënohet me jetë nga një komentues në rrjetet sociale, kërkon ndihmën e policisë

Edona James (Foto: Big Brother VIP Kosova)

Edona James, ish-finalistja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, ka përjetuar një situatë tronditëse pasi ka marrë kërcënime me jetë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të një komenti kërcënues që e ka shqetësuar thellësisht.

Në komentin e postuar, personi në fjalë e kërcënon Edonën me privim nga jeta, duke krijuar një atmosferë frike dhe pasigurie për transgjinore.

Edona James (Foto: Big Brother VIP Kosova)

Në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mbrojtur veten, Edona nuk ka hezituar të publikojë emrin dhe profilin e llogarisë së TikTok-ut të personit që ka bërë kërcënimin.

Një veprim i tillë vjen si një reagim ndaj kërcënimit serioz dhe si një mënyrë për të kërkuar mbështetjen e publikut dhe autoriteteve për të trajtuar çështjen. Duke treguar vendosmërinë e saj për t’u përballur me kërcënimet, Edona ka bërë të ditur se rasti është tashmë i raportuar në polici.

Foto: Edona James/InstaStory

“Në Polici të kam lajmëruar. Veç ta dish”, ka shkruar Edona në postimin e saj, duke theksuar rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për sigurinë e saj personale.

Edona përndryshe në një intervistë për “Onima” zbuloi dy nga emrat që sipas saj tashmë janë konfirmuar si pjesëmarrës në Big Brother VIP Kosova 3. /Telegrafi/