Site icon Telegrafi

Edona James pranon letër dhe lule nga i dashuri në emision: Takimi ynë i parë ishte si në përralla

Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Edona James, konfirmoi në një intervistë se po shijon një lidhje dashurie.

Ajo zbuloi se ka nisur një romancë me një djalë nga Maqedonia e Veriut, por nuk kishte zbuluar më shumë për të.

E ftuar në ‘Sol’ në Klan Kosova, biondja u shpreh sërish për lidhjen e saj të dashurisë.

Foto: Screenshot/YouTube

Transgjinorja nga Suhareka e theksoi sërish se i dashuri i saj është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili është rritur në Zvicër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Edona James

“Ai më kupton mua, i pëlqej kështu siç jam, e drejtë, e sinqertë, e vlerëson shumë këtë tek unë”, u shpreh ish-banorja.

Foto: Screenshot/YouTube

Partneri e befasoi live në emision, duke i sjellë një buqetë me lule dhe duke i dedikuar disa fjalë përmes një letre.

“Takimi ynë i parë ishte tamam si në përralla”, ka thënë mes tjerash në letër. /Telegrafi/

Exit mobile version