Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, është shumë aktive në rrjete sociale.
Ajo ndan me ndjekësit postime të ndryshme, duke i mbajtur aktiv me gjëra të përditshmërisë.
E së fundmi, transgjinorja nga Suhareka ka pozuar krah këngëtares shumë të dashur për publikun, Teuta Selimit.
“Me mbretëreshën”, ka shkruar ajo.
Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga Big Brother, Edona po vazhdon të jetë shumë e komentuar nga publiku.
Ajo bëri bujë të madhe me paraqitjen në atë format për shkak të energjisë dhe pozitivitetit që përcolli.
E njëjta ka lënë Gjermaninë dhe aktivitetet atje për të jetuar në Kosovë. /Telegrafi/