Telegrafi

Edona James dhe Gani Gërmia shpallen sërish të preferuarit e publikut – Alba befason si banorja me më pak vota

Foto: Screenshot/YouTube

Si çdo të hënë, edhe në këtë javë, janë shpallur banorët më të preferuar nga publiku.

E veç kësaj, shpallen edhe tre të tjerë me më pak vota që shkojnë në nominim direkt për të premten.

Si banorët më të pëlqyer janë zgjedhur sërish Edona James dhe Gani Gërmia, ku këtë javë iu bashkua edhe Azem Gagica.

Foto: Screenshot/YouTube

Sa i përket atyre që u votuan më pak të përfshirë ishin: Domeniku, Adri & Ilirjana si dhe Alba Vukaj.

Lexo po ashtu “Nuk kam faj që e kam gjoksin e madh” - Edona James shkakton të qeshura te banorët e publiku

Bukuroshja nga Shkodra ka qenë një befasi për publikun, pasi numëron fansa të shumtë.

Sido që të jetë, ngjarjet që ndodhin çdo ditë kanë bërë që të ndërrojnë edhe lojën.

Në nominim për të premten do të jetë edhe Blero, i nominuar nga kapitenët: Shqipja dhe Blerando. /Telegrafi/