Vazhdon të jetë një prej emrave më të dashur për publikun, pavarësisht karrierës së gjatë profesionale dhe artistëve të rinj.
Fjala është për Edona Llalloshin, e cila ndër vite ka sjellë projekte shumë të veçanta e mjaft të pëlqyera nga audienca shqiptare.
Këngëtarja shqiptare krahas projekteve, shquhet edhe për stilin dhe elegancën e saj, gjë që bën të komentohet mjaft shpesh.
Ajo së fundmi ka bërë një ndryshim në pamje, i cili po pëlqehet tejet shumë edhe nga fansat e saj për këtë stil.
Artistja e lindur dhe e rritur në Prishtinë, ka prerë flokët e shkurtëra dhe këtë e dëshmoi përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram.
“Flokët e shkurtëra, nuk më intereson”, ka shkruar mes të tjerash Llalloshi.
Përndryshe, “U bo çka u bo” mbetet një prej realizimeve të fundit të Edonës, projekt ky që ka kaluar shifrën e gjysmë milion klikimeve në kanalin zyrtar, YouTube.
Gjithashtu, ajo edhe këtë verë ka qenë prezente në dasma dhe ahengje të ndryshme muzikore bashkë me të vëllanë, Milotin, njëherësh bashkëpuntorin e saj të ngushtë. /Telegrafi/