Telegrafi

Edon Zhegrova do të përballet në Ligën e Kampionëve me Chelsean

Edon Zhegrova është transferuar te Lille nga Baseli, ku flitet për një shifër nga 7 deri në 8 milionë euro.

Lille, skuadra e re e Zhegrovës, është në një të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Madje në këtë fazë të garës elitare evropiane, Lille takohet me kampionin aktual, Chelsean.

Në këto ndeshje do të mund të luajë edhe Zhegrova.

Ndeshja e parë është në “Stamford Bridge” më 22 shkurt, ndërsa e kthimit më 16 mars në “Stade Pierre-Mauroy”.

Lille është kampion aktual në Ligue 1 të Francës, por këtë vit nuk e ka nisur mirë pasi është në vendin e 10-të. /Telegrafi/