Edon Zhegrova ka vendosur që të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.
Konfirmimin e ka bërë vet Federata e Kosovës në Futboll duke publikuar një fotografi të përbashkët të kreut Fadil Vokrri dhe futbollistit.
“Edon Zhegrova i thotë ‘Po’ Kosovës”, shkruan në përshkrim.
Talenti 18-vjeçar, i cili ka lindur në Herford, të Gjermanisë, luan si mesfushor ofensiv te skuadra belge, Genk.
Si i ri ai është angazhuar te Flamurtari, Prishtina, pastaj te Standard Liege në vitin 2015 dhe për dy sezone të tjera te Sint-Truidense.
Në mars të vitit 2017, Edoni iu bashkua ekipit nga liga kryesore belge, Genk.
Në shtator të atij viti, futbollisti debutoi për skuadrën e tij në barazimin (1-1) kundër Gentit, si zëvendësues në minutën e 80-të. /Telegrafi/