Basel është treguar i suksesshëm në bisedime me KRC Genk, duke arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të Edon Zhegrovës.
Anësori i Përfaqësueses së Kosovës, ishte në huazim, ku u tregua mjaft i suksesshëm me klubin, por që pandemia COVID-19, bëri që transferimi i tij të mos realizohet menjëherë.
Tani sipas ueb faqes së njohur zvicerane “4-4-2.ch”, marrëveshja është arritur dhe Zhegrova është gati të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare me Baselin me një mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
Edon Zhegrova ishte i huazuar nga klubi belg Genk nga shkurti i vitit 2019 deri në fund të qershorit 2020.
Baseli e kishte mundësinë e blerjes për pak më shumë se 3 milionë euro, por për arsye financiare u desh të presin.
Marrëveshje thuhet se është arritur me atë çmim, ku Baselit do ta paguajë me tri këste.
Zhegrova pa dyshim është një nga lojtarët më të talentuar të Kosovës. /Telegrafi/