Telegrafi

Edon Zhegrova shkëlqen në fitoren e Lille, gol dhe dy asistime ndaj Rennes

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka dhënë kontribut vendimtar në fitoren e Lillet të shtunën ndaj Rennesit me rezultat 3-1.

Rennesi kaloi qysh në minutën e parë në epërsi me golin e Amine Gouirit.

Por në pjesën e dytë, Zhegrova shpërtheu, duke shënuar fillimisht golin e barazimit në minutën 59-të.

Ai më pas asistoi te golat e Remo Cabella (85’) e Andre Gomes (90′) që shënuan për t’i siguruar tre pikët Lillet.

Për Zhegrovën ishin kontributet e para këtë edicion të Ligue 1, duke filluar vetëm tani shkëlqimin.

Lille tash është në vendin e gjashtë me 38 pikë, ndërsa Rennesi një pozitë më lartë me 40 pikë./Telegrafi/