Site icon Telegrafi

Edon Zhegrova shënon gol të bukur për Baselin duke dribluar disa futbollistë kundërshtarë – te Aarau u paraqiten Balaj e Avdyli

Basel ka fituar thellë takimin miqësor ndaj Aarau me rezultat të thellë 5-0.  

Një gol të bukur e realizoi edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili mori një top nga jashtë zonës, bëri dy driblime të bukura për të gjetur rrjetën.

Goli i tij shënoi rezultatin 3-0, ku pastaj u shënuan edhe dy gola të tjerë.

 

Zhegrova duket në formë të mirë para sezonit pranveror, ku me Baselin do të luftojë për titull me Young Boysin.

Në këtë ndeshje te Aarau u paraqiten edhe dyshen Liridon Balaj dhe Milot Avdyli.

Ky i fundit është futbollist i Trepçës ’89 në prova te skuadra zvicerane. /Telegrafi/

Exit mobile version