Site icon Telegrafi

Edon Zhegrova shënon gol të bukur në fitoren e Baselit ndaj Luzernit

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova ka gjetur golin sot (e shtunë) në takimin e Baselit ndaj Luzernit.

Baseli ka fituar në shtëpi me rezultat 4-1 ndaj Luzernit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superligën e Zvicrës.

Golat në këtë ndeshje për vendasit u shënuan nga Raoul Petretta (33’), Fabian Frei (74’), Edon Zhegrova (88’) dhe Adrian Durrer (90+), ndërsa për mysafirët shënoi Louis Schaub (55’).

Megjithatë, lajmi është tek goli i shënuar nga sulmuesi i Kosovës, Zhegrova, i cili erdhi në fushë nga bankë, duke u inkuadruar në minutën e 80-të.

Goli i djaloshit prishtinas erdhi pas një kundërsulmi të shpejt dhe asistimit të Frei.

Ky ishte goli i dytë për Zhegrovën deri tani këtë sezon në Superligën e Zvicrës, teksa ka edhe katër asistime.

Në anën tjetër, Baseli zë vendin e dytë me 26 pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1370848965927841792

Exit mobile version