Futbollisti i ri shqiptar, Edon Zhegrova, po shijon më së miri aventurën e tij të re në Zvicër.
Në merkaton e janarit ai u transferua në Basel, ekip ky i cili i ka dhënë shumë minuta gjatë ndeshjeve në fushën e gjelbër.
Duket se të ardhurat e mira nga futbolli, ia kanë mundësuar 20-vjeçarit që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.
Së fundmi, ai u ka prezantuar fansave të tij në rrjetet sociale, veturën më të re që ka sapo e ka blerë.
Bëhet fjalë për një makinë të llojit “Mercedes C Class Coupe”, prodhim i vitit 2018.
Çmimi mesatar i kësaj veture mendohet të jetë rreth 50 mijë dollarë.
Në disa fotografi të publikuara në InstaStory, Zhegrova i është referuar veturës së tij të re luksoze, duke e quajtur “Vogëlushja ime e re”. /Telegrafi/