Telegrafi

Edon Zhegrova mohon të jetë përleshur me Arijanet Muricin

Edon Zhegrova ka reaguar në lidhje me atë që u raportuar se ai është përplasur me Arijanet Muricin.

FFK lëshoi një njoftim, aty ku thuhej se portieri i Dardanëve është larguar nga kampi për arsye disiplinor.

Në bazë të raportimeve ku thuhej se Zhegroca dhe Murci janë përplasur, duket se nuk qëndron një gjë e tillë.

Lexo po ashtu Mësohet arsyeja pse Muric u përjashtua nga kampi i Kosovës?

Përmes një postimi në rrjetet sociale, talenti i Kosovës ka thënë se ai e ka shok shumë të mirë portierin dhe se nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë.

Zhegrova në postim tregon se është i acaruar me raportimin e mediave tona, që raportuan se ai është përleshur me Muricin. /Telegrafi/

Foto: Edon Zhegroca/Instastroy/Prsc