Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova është kthyer te Baseli pas një mungesës së gjatë për shkak të një lëndimi.
Zhegrova të enjten mbrëma është aktivizuar në minutën e 60-të për skuadrën zvicerane, që fitoi 4-2 ndaj Kairat Almatyt.
Ndeshja i takoi fazës grupore të Ligës së Konferencës, që është niveli i tretë evropian.
https://twitter.com/FC_Basel_fr/status/1443680205244096514
Zhegrova nuk kishte luajtur që nga 8 gushti, duke i munguar edhe Kosovës në ndeshjet e shtatorit, ndërsa pritet të kthehet për ndeshjet e muajit të ardhshëm.
Për Baselin ishte fitorja e parë, ku shenjë la edhe Pajtim Kasami që asistoi njëherë. /Telegrafi/