Edon Zhegrova ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira në karrierë, teksa shkëlqeu në fitoren e Lille 1-0 ndaj kampionit në fuqi të Evropës, Real Madridit.
Sulmuesi kosovar fitoi penalltinë të cilin e shënoi Jonathan David, derisa në fund u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.
Pas fitores historike të Lille dhe çmimit të marrë nga UEFA, Zhegrova ka folur për faqen zyrtare të shtëpisë më të madhe të futbollit evropian.
25-vjeçari ka thënë se shpirti i ekipit të Lille bëri diferencën, pasi të gjithë lojtarët kanë dhënë gjithçka nga vetja për të marrë këtë fitore.
𝐄𝐙𝟐𝟑 ⭐️🏆@NBFootball pic.twitter.com/2wUZO2uESd
— LOSC (@losclive) October 3, 2024
“Mendoj se shpirti i ekipit tonë e bëri diferencën. Secili dha gjithçka nga vetja, në secilën pozitë. Kjo ishte ajo që e kërkoi trajneri sepse e dimë që Real Madridi ka kualitet të madh”, deklaroi Zhegrova.
“Por, mendoj se ishte shpirti i ekipit dhe të gjithë së bashku, që e bëri diferencën”.
Tutje reprezentuesi kosovar tha se qëllimi është të shkojnë sa më larg në Ligën e Kampionëve, edhe pse e dinë që nuk është e lehtë pasi përballë kanë top klubet evropiane.
𝑴𝒂𝒏 𝒐𝒇 𝑻𝒉𝒆 𝑴𝒂𝒕𝒄𝒉 🏆@ChampionsLeague #LOSCRMA pic.twitter.com/IxXz6O4uag
— LOSC (@losclive) October 2, 2024
“Besoj se, nëse vazhdojmë kështu, me të njëjtin mentalitet dhe të njëjtin shpirt, shpresoj se mund të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur”.
“Por, ne e dimë se Liga e Kampionëve është një garë e madhe me ekipe të mëdha, por duhet të mundohemi ta fitojmë çdo lojë”, u shpreh sulmuesi dardan. /Telegrafi/