Site icon Telegrafi

Edon Zhegrova është opsioni i dytë për sulmin e Napolit

Napoli është në kërkim të një sulmuesi anësorë, pasi Hirvin Lozano do të largohet nga klubi.

Sulmuesi meksikan ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2024 dhe ende nuk ka pranuar rinovimin.

Nëse këtë javë palët nuk gjejnë gjuhë të përbashkët, atëherë Napoli do ta shes atë për të liruar një pozitë në repartin ofensivë.

Lexo po ashtu Lozano drejt transferimit në Angli, Napoli synon ta zëvendësojë me Edon Zhegrovën

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova është një nga opsionet e Napolit për këtë pozitë.

24-vjeçari ka një vit e gjysmë që është pjesë e Lille dhe pëlqehet shumë nga drejtuesit e kampionit në fuqi të Italisë.

Megjithatë prishtinasi është vetëm opsioni i dytë për Napolin, pasi objektivi kryesor është danezi Jesper Lindstrom që luan me Eintracht Frankfurt.

Lexo po ashtu Dy gjigantët italianë vihen pas Edon Zhegrovës, garë e nxehtë na pret në verë

Corriere dello Sport  ka  raportuar se Napoli do të tentojë transferimin e Lindstrom dhe nëse nuk arrihet ai do të synohet Zhegrova.

Reprezentuesi danez vlerësohet rreth 35 milionë euro në tregun e transferimeve, derisa vlera e yllit të Kosovës është rreth 12 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version