Site icon Telegrafi

Edon Zhegrova bën debutimin e tij me Lillen në Ligën e Kampionëve

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka debutuar në garën më të madhe në botë për klube, Ligën e Kampionëve.

Zhegrova është aktivizuar në minutën e 81-të te Lille, kur rezultati ishte 2-0 në të mirë të londinezëve.

Anësori nuk arriti të bëjë diferencën në këtë ndeshje dhe rezultati nuk ndryshoi në fund.

Golat për Chelsean në këtë fitore i shënuan Kai Havertz dhe Crisitian Pulisic.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas dy javës në Francë./Telegrafi/

Exit mobile version