Edon Maxhuni luan në ligën e dytë finlandeze të basketbollit.
Por, basketbollisti kosovar e ka gjetur veten në mesin e yjeve evropiane të basketbollit.
Në fakt, bëhet fjalë për shënimin e pikëve në një ndeshje të luajtura në ligat evropiane.
Basketbollisti 18-vjeçar i HBA-Marsky është shpallur si koshashënuesi më i mirë i ligave evropiane nga ueb-faqja “Eurobasket.com”, transmeton Telegrafi.
Ai në ndeshjen e fundit kampionale kundër Porvoon Tarm udhëhoqi ekipin drejt fitores me 43 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.
Vlen të theksohet se takimi përfundoi në dobi të HBA-Marskyt me rezultat 117-109. /Telegrafi/