Site icon Telegrafi

Edon Maxhuni ka marrë ftesë që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në basketboll

Edon Maxhuni është një talentët e jashtëzakonshëm nga Kosova që po ndërtojnë karrierë në ligat e forta të këtij sporti.

Basketbollisti nga Mitrovica me këtë sport është marrë në moshë shumë të re, ndërsa në një intervistë për Telegrafi kishte thënë se ëndërron që një ditë të luajë në Euroligë ose NBA.

Aktualisht ai luan në pozitën e fundorit në njërën nga ligat më të forta të kolegjeve në SHBA, NCAA, për skuadrën Long Beach State.

Lexo po ashtu Edon Maxhuni talenti që po shkëlqen në NCAA: Ëndrra ime është të luaj në Euroligë ose NBA

Edoni ka luajtur për të gjitha grupmoshat e kombëtares së Finlandës në Basketboll duke marrë pjesë në pesë kampionate evropiane, ndërsa këtë verë do të marrë pjesë në të gjashtin, ku synon të futet në kombëtaren e parë të Finlandës.

Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se basketbollisti 19-vjeçar gjatë të martës ka marrë ftesë që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në basketboll nëpërmjet postës elektronike.

Këto burime pohojnë se akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Maxhunit rreth vendimit të tij pas kësaj ftese.

Ndërkaq, nga ana tjetër, thuhet se nuk ka pasur një takim nga krerët e FBK-së me basketbollistin, por ftesën e ka pranuar me anë të e-mailit. /Telegrafi/

Exit mobile version