Telegrafi

Eden Hazard pranon të largohet nga Real Madridi, por me një kusht

Eden Hazard (Foto: Goal)

Sipas asaj që raporton Diario Goal, Eden Hazard do të ofrojë kërkesën për t’u larguar nga Real Madridi, vetëm nëse Zinedine Zidane largohet nga kubi.

Ylli belg ishte njëri ndër lojtarët më të mirë në Ligën Premier kur ishte te Chelsea, derisa realizoi ëndrrën e tij për të kaluar në Santiago Bernabeu, por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit.

Lexo po ashtu Guardiola e thotë publikisht: Hazard është transferimi im i ëndrrave

Diario Goal mëson se Hazard është duke e shikuar mundësinë që të largohet nga klubi, mirëpo shikon nga e ardhmja e Zidanes.

Nëse trajneri francez largohet nga Real Madridi, atëherë edhe ai do t’i paketojë valixhet dhe të largohet së bashku me të.

Lexo po ashtu Gol i bukur me ‘rabona’, Hazard jep shenja për rikthim pasi i ka kushtuar Realit 72 mijë euro për minutë loje

Chelsea thuhet se e mirëpret një lëvizje të tillë dhe është e hapur të rikthejë lojtarin në Stamford Birdge.

Edhe pse është tanimë 30-vjeçar, blutë nuk e kanë problem që të rikthejnë njërin ndër lojtarët më të mirë në histori të tyre. /Telegrafi/