Site icon Telegrafi

Edmond Sejdiu, çiklisti nga Mitrovica i treti në kampionatin e Kosovës në çiklizëm

Edmond Sejdiu, kapiteni i klubit të çiklistëve "Trepça" në Mitrovicë

Kapiteni i klubit të çiklizmit “Trepça”, Edmond Sejdiu, në kategorinë “elitë” në kampionatin e Kosovës në çikizëm 2024, ka fituar vendin e tretë.

Gara rrugore ishte 157 km dhe klubi e ka falënderuar Sejdiun për angazhimin e tij, shkruan Telegrafi.

Kjo garë u zhvillua në autostradën “Arbër Xhaferi” dhe “Ibrahim Rrugova” në relacionin Ferizaj-Prishtinë-Fushë Kosovë-Duhël-Fushë Kosovë-Prishtinë me përfundim në Ferizaj.

Marrë parasysh kushtet jo të mira me të cilat punon ky klub çiklistësh, ky rezulttat mund të jetë një arritje e madhe për KÇ “Trepça”. /Telegrafi/

Exit mobile version