Site icon Telegrafi

Edmond Azemi me familje, u shpëtojnë plumbave

Të shtënat me armë që kanë ndodhur rreth orës 11:40 minuta në qendër të Prishtinës, afër monumentit të New Born-it, kanë rrezikuar jetën e  shumë qytetarëve, kalimtarë të rastit.

Njëri prej tyre që ka qëlluar andejpari ishte edhe basketbollisti i njohur Edmond Azemi, bashkë me familjen e tij, gruan dhe fëmijën, raporton lajmi.net.

Lajmi.net ka mësuar se automjeti i Azemit është qëlluar nga një plumb, por fatmirësisht nuk  ka goditur ndonjë nga familjarët e tij.

Mësohet se Azemi i ka thënë policisë se vetëm për disa centimetra, familjarët e tij në veturë kanë shpëtuar pa u qëlluar nga plumbi i shkrepur.

Exit mobile version