Telegrafi

Edmond Ademi merr çmimin ‘Ambasador i dijes’ (Foto)

Anëtari i bordit ekzekutiv të LSDM-së, Edmond Ademi, në Bërdo pranë Kranjit, Slloveni, mori titullin ‘Ambasador i dijes’ (“Ambassador of Knowledge) të cilin e ndan Kongresi akademik ekonomik në bashkëpunim me “Life Learning Academy”, thuhet nga LSDM-ja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kongresi akademik ekonomik është një nga ngjarjet kryesore ndërkombëtare në rajon, si një platformë e suksesshme për dialog të nivelit të lartë mes liderëve në sektorin privat dhe publik të shumë çështjeve të rëndësishme me të cilat përballet Evropa dhe bota në shekullin e 21.

Çmimi Ademit i është dhënë nga ministri i qeverisë sllovene, Zdravko Poçivalshek.

Ky çmim përfaqëson dituri të rëndësishme për publikun dhe politikën ditore të Ademit dhe konfirmim të qartë të cilësisë së punës profesionale dhe profesionalizmin e stafit të LSDM-së”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/