Në një kumtesë të lëshuar nga Kabineti i Ministrit të Diasporës Edmond Ademi thuhet “Dëshira e disa organizatave që ta mbajnë bajrakun si organizata të vetme, është e pamundur dhe nuk mund të jetë kështu, në situatë kur nga diaspora e gjithë botës ka mbi 80 organizata, të cilat përfaqësojnë interesat e qytetarëve me prejardhje nga Republika e Maqedonisë”.
Nga atje informojnë se jetojmë në shekullin e 21, në kohëra demokratike, koha e dallimeve dhe pluralizmit, dhe asnjë, siç thuhet në kumtesë, nuk mund ta monopolizojë të vërtetën, dhe diasporën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Diaspora si kategori qytetarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë Republikës së Maqedonisë është komplekse dhe dinamike! Nuk është aq e thjeshtë, siç dëshirojnë disa organizata ta shfaqin. Përfshirja e gjithë diasporë me një apo dy organizata është e gabuar dhe e pavërtetë. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të vendosin për të ardhmen dhe është e papërgjegjshme që të kundërshtojë shprehjen e vullnetit të popullit”, thuhet në kumtesën nga Kabineti i ministrit Edmond Ademi./Telegrafi/