Telegrafi

Edmilson: Eto’o më i mirë se Ibrahimovic

Edmison ka kaluar disa vite në Camp Nou së bashku me Eto’o dhe ka lavdëruar ish-bashkëlojtarin e tij derisa ka kritikuar vendimin e Barcelonës për ta shkëmbyer atë me Zlatan Ibrahimovic.

“Jam shumë i befasuar, pasi ai është më i miri në botë. Ai është shumë i mirë në ballë të golit, ka prezencë në zonë dhe ka një shpejtësi të mahnitshme. Ai ishte një bashkë-lojtar i shkëlqyeshëm për t’i motivuar të tjerët”, ka thënë Edmilson.

“Nuk e di nëse kjo është për shkak të ndonjë problemi me trajnerin, por unë besoj se ai është sulmuesi më i mirë në Barcelona. Nuk do ta shkëmbeja asnjë me Eto’o. Ai është më shumë lojtar se Ibrahimovic. Duket se Guardiola dëshiron lojtar më ndryshe”, ka shtuar më tej braziliani.

Marrëveshja e cila do përfshijë shkëmbimin e dy lojtarëve, si dhe mbi 40 milionë euro që do të kalonin nga Barcelona në Inter, pritet të realizohet gjatë ditës.