James Fridman nga Shtetet e Bashkuara, sillet si naiv dhe editon fotografitë e klientëve, sikur mos t’i ketë kuptuar çfarë po i kërkojnë.
Aftësitë kompjuterike dhe sensi i humorit, kanë bërë që të ketë mbi një milion ndjekës në llogarinë në Twitter, transmeton Telegrafi.
Të riut që kërkoi të duket më pak si fëmijë, ia hoqi një pjesë të flokëve, teksa tjetri që kërkoi t’ia mbyllë sytë të dashurës së tij, ia vuri një dorë gjigante.
Shkaku i këtyre intervenimeve, ai po pëlqehet shumë dhe imazhet e ndryshuara po bëjnë xhiro në rrjetin social. /Telegrafi/