Site icon Telegrafi

Edita Tahiri sqaron ‘kushtet’ e Kosovës ndaj Serbisë

Mediat serbë sot dolën me një artikull se pala kosovare ka vendosur kushte për të vazhduar dialogun Kosovë- Serbi, sipas tyre, nëse nuk plotësohen kushtet e vendosura nga Kosova nuk do të ketë vazhdim të dialogut.

Artikulli thoshte, seDialog në mesin e kërkesave është edhe pagesa e dëmshpërblimeve të luftës dhe garancia që anëtarësimi i Serbisë në BE të jetë i kushtëzuar me “njohjen e shtetit të Kosovës”.

Mirëpo, këtë gjë e demantojë kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ajo për lajmi. net tha, se ato janë vetëm tema që janë paraqitur në Bruksel për fazën e tretë.

“Kushtet tona janë, që nuk do të ketë proces të zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin pa e marr Kosova kodin telefonik dhe pa u pavarësuar posti. Kemi pas edhe një kusht heqjen e barrikadës nga ura e Ibrit, por ai kusht është hequr. Kushti i fundit është, pa u shuar të gjitha strukturat e mbetura paralele serbe në Kosovë nuk mund të themelohet Asociacioni”, u shpreh Tahiri.

“Kushte që kanë përmendur mediat serbë” tha ajo, janë tema që “i kemi paraqitur në Bruksel për fazën e tretë”.

Ndërsa, sa i përket Ekipit të Unitetit që sot ministrja për dialog me Serbinë ka kërkuar sot (e mërkurë) para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, ajo tha se është mënyra më e mirë për përfaqësim të Kosovës në fazën përmbyllëse të dialogut.

“Për mendimin tim, për fazën e tretë të dialogut që pritet të jetë fazë e përmbyllëse që do të rezultojë me njohjen reciproke mes të dyja shteteve Kosovës dhe Serbisë duhet një ekip që përfshinë prej presidentit të Kosovës dhe gjitha instancat tjera, pra instancat e institucioneve”, u shpreh ajo për lajmi.net.

Sipas Tahirit, në këtë ekip nuk duhet të ketë përjashtim të opozitën, pasi ekipi, sipas saj duhet të paraqet unit.

“Në Ekipin e Unitetit duhet të jetë edhe pozita edhe opozita i kryesuar nga presidenti”, deklaroi ajo.

Ndër tjera, Tahiri tha se “Kështu kemi qenë të përfaqësuar në Rambuje dhe kështu kemi qenë të përfaqësuar në Vjenë. Pra, një ekip gjithë përfshirës në krye me presidentin”. /Lajmi.net/

Exit mobile version