Telegrafi

Edita Tahiri: Qeveria i ktheu dy pikat kufitare në veri në protektorat ndërkombëtar

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ka komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e targave dhe largimin e barrikadave dhe Njësive Speciale nga veriu.

Ajo ka thënë se Qeveria i ktheu dy pikat kufitare nga pavarësia në protektorat ndërkombëtar.

“Nëse kjo qeveri vazhdon te jetë e pa aftë në negociatat e Brukselit ka rrezik që ta kthej krejt pjesën veriore në protektorat, që është një synim djallëzor i Serbisë”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

SOT DY PIKAT KUFITARE NË VERI TË VENDIT U KTHYEN NGA PAVARËSIA NË PROTEKTORAT

Sot Policia speciale e Kosovës tërhiqet nga dy pikat kufitare në veri dhe vendosen pjesëtarët e KFOR-it, sipas marrëveshjes së fundit në  Bruksel, ashtu siç kërkoi Serbia. Kjo donë të thotë se kjo Qeveri aktuale i ktheu dy pikat kufitare nga pavarësia në protektorat ndërkombëtar.

Nëse kjo qeveri vazhdon te jetë e pa aftë në negociatat e Brukselit ka rrezik që ta kthej krejt pjesën veriore në protektorat, që është një synim djallëzor i Serbisë.

Po ua kujtoj, se në vitin 2011, unë si kryengociatore me qeverinë e asaj kohe vendosëm kufirin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë me marrëveshjen e Brukselit për IBM-in, kthyem policinë dhe doganat shtetërore të Kosovës në këto dy pika kufitare. Ndërsa sot shihni ku jemi, fatkeqësisht, duke rrëshqitur mbrapa ne protektorat. /Telegrafi/