Telegrafi

Edita Tahiri nuk e di kush pranoi që demarkacioni të jetë kusht për vizat (Video)

Kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, nuk e di se kur dhe kush e pranoi që demarkacioni me Malin e Zi të jetë kusht për Kosovën për heqjen e regjimit të vizave.

Ajo në emisionin “Republika” në TribunaChannel ka thënë se ky kusht mund të jetë si rrjedhojë e zhvillimeve dhe planeve gjeopolitike.

Megjithatë Tahiri ka shprehur bindjen se ky kusht është vendosur shumë vonë, në të paktën dy vitet e fundit.

Tahiri ka demantuar ministren e re të integrimeve Mimoza Ahmetaj, se demarkacioni ka qenë kusht për vizat që nga viti 2012.

Tahiri në emisionin “Republika” me Dardan Gashin ka thënë se demarkacioni u vë si kusht në vitet e fundit, dhe se nuk është përmendur si i tillë asnjëherë me parë.

Tahiri ka shtuar se nuk e di sakt, kur është vendosur ky kriter, mirëpo që si i tillë është përmendur në 2 vitet e fundit.

Ministrja për dialog ka kundërshtuar idenë e vënies së masave të reciprocitetit në tregti me shtetin serb.

Ajo ka thënë se tregtia e lirë nuk ndalet, dhe nuk është ndalur as në kohë lufte.

Ndiqeni vlerësimin e Tahirit për masat e reciprocitetit me Serbinë.