Telegrafi

Edita Tahiri merr ftesë nga Ursula Plassnik

Tema e këtij simpoziumi ndërkombëtar është “Formësimi i ardhmërisë tonë evropiane” dhe qëllimi kryesor i kësaj konference është identifikimi i strategjisë për përmirësimin e pjesëmarrjes së grave në ndërtimin e përbashkët të ardhmërisë evropiane.

Po ashtu në këtë konferencë do të diskutohet çështja e paqes, rrugëve për ndërtimin e saj pastaj roli i gruas në proceset e paqes dhe sigurisë si dhe rëndësia e dialogut për këto çështje.

Konferenca do të zgjasë dy ditë prej 5-6 nëntor në kryeqytetin e Austrisë në Vjenë. Në kuadër të konferencës pritet që gratë të japin kontributin e tyre për një vizion paqësor për rajonin si dhe për mundësinë e integrimeve sa më të shpejta të vendeve të rajonit, në institucionet euro-atlantike.