Site icon Telegrafi

Edita Sopjani bëhet nënë për herë të parë

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edita Sopjani, ka njoftuar se është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri i saj, Përparim Olluri, kanë mirëpritur një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Rio.

Artistja besohet se ka lindur në Gjermani më 23 qershor, pasi është zhvendosur atje prej afro një viti.

Foto: Screenshot/Instagram

“Jeta jonë u plotësua me ty Rio jonë! Mirë se erdhe në mesin tonë, do të të duam pa fund unë e babi! 23.06.22”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Edita Sopjani realizon fotosesionin e shtatzënisë, pozon me barkun e rrumbullakosur

Të shumta kanë qenë urimet në hapësirën për komente që ka marrë nga miqtë e ndjekësit.

Edita i dha fund beqarisë gjatë vitit që lamë pas në një dasmë të organizuar në Prishtinë.

Ajo ka qenë më pasive viteve të fundit në muzikë, ndërkohë që po praktikonte profesionin e gazetarisë. /Telegrafi/

Exit mobile version