Këngëtarja e njohur shqiptare, Edita Sopjani, është bërë nënë për herë të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.
Ajo thotë se ka sjellë në jetë një tjetër djalë që e ka pagëzuar me emrin, Ron.
“Sot Zoti bekoi familjen tonë edhe me një djalë! Mirësevjen në botën tonë, engjëlli i vogël, Ron”, ka shkruar ajo.
Artistja tutje shtoi: “Vëllai yt Rio, mami dhe babi të duan shumë”.
Edita prej vitesh është zhvendosur në Gjermani, ku edhe ka ndërtuar jetën e re.
E njëjta prej vitesh është tërhequr nga muzika dhe nga projektet e tjera. /Telegrafi/